Mesfushori zyrtarizon largimin nga Bajerni

Renato Sançes, tashmë edhe zyrtarisht është larguar nga Bajern Mynihu, teksa do të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Mesfushori ka kompletuar transferimin e tij te francezët e Lilë, ku shpreson se do të arrijë një formë të mirë. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-veçare, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin francez deri në verën e vitit 2023, percjell Panorama sport.

Portugezi u bashkua me Bajernin në verën e 2016-ës nga Benfika, pasi kishte treguar paraqitje shumë të mira me kombëtaren e tij, në EURO2016. Gjithsesi lojtari nuk bindi asnjëherë me paraqitjet e tij, dhe gjermanët vendosën ta largojnë nga skuadra.Renato Sances Bajern

Tashmë Sançez, do të nisë një aventurë të re në Ligë 1, me shpresën se Franca do t’i sjellë fat siç ndodhi në 2016-ën, kur kombëtarja e tij fitoi Europianin.