Mentor Zhdrella prezantohet te Feronikeli (FOTO)

Feronikeli e ka prezantuar transferimin më të madh të afatit kalimtarë verorë, raporton Gazeta Tribuna. Zhdrella, pasi e nënshkroi mbrëmë kontratën njëvjeçare, sot ka dalë në stërvitje për herë të parë. Zhdrella ka deklaruar për Gazetën Tribuna se me Feronikelin synon të arrijë shumë.

“Kam ardhur këtë qe të kem sukses. Besoj që me punë do ta arrijë që të rikthehem në formën time të dikurshme. Jam i kënaqur me kushtet që më kanë ofruar”, ka thënë Zhdrella. Ai nuk ka dashur ti komentojë akuzat e Besës se ai ishte marr vesh me pejanët, por ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në atë drejtim.