Menaxheri shqiptar i prish punë Interit, Jovetiç drejt Napolit

Trajneri i ardhshëm i Napolit pritet të jetë Sinisha Mihajllovic, i cili është takuar të enjten mbrëma me menaxherin shqiptar, Fali Ramadani.

Të dy janë takuar në ndeshjen Fiorentina – Dynamo Kiev, shkruajnë mediat serbe, transmeton golalb.com

“Arsyeja e takimit ishte klienti i Ramadanit, malazezi Stevan Jovetic, të cilin e dëshiron Mihajllovic tek Napoli”, shkruan ‘novosti.rs’. Ramadani është shqiptar nga Maqedonia, ndërsa ka në menaxhim lojtarë të njohur.