Megjithatë, dy yjet e Liverpool të gatshëm për Salzburg

Dejan Lovren dhe Georginio Wijnaldum kanë ‘shtrënguar dhëmbët’ për të qenë në skuadrën e Liverpoolit për takimin në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburg të martën.

Dyshimet ishin hedhur në lidhje me përfshirjen e dyshes në takimin e rëndësishëm evropian, pasi kroati u detyrua të zëvendësohej gjatë fitores 3-0 ndaj Bournemouth të shtunën.

Mesfushori holandez Wijnaldum nuk luajti asnjë pjesë në atë ndeshje pasi Jurgen Klopp ndryshoi formacionin e tij edhe një herë.

Të dy futbollistët janë megjithatë të gatshëm për detyrën pasi kanë udhëtuar me skuadrën në Austri.

Ndërsa prania e tyre është e mirëseardhur për liderët e Premierligës, Adam Lallana humbet edhe këtë sfidë pasi mungoi në stadiumi ‘Vitality’ dy ditë më parë.