Megan Rapinoe, fiton Topin e Artë për femra

Amerikania Megan Rapinoe, e ka fituar Topin e Artë për femra. 

Fituesja e Kupës së Botës, nuk ishte prezent për ta marr cmimin, por me anë të një videoje i përshëndeti të gjithë.

Pas saj mbeten Lucy Bronze dhe Alex Morgan, që zunë vendet dy dhe tre.

Rapinoe njihet për qëndrimet e saj mbi pagesat mes meshkujve dhe femrave, ku kërkon paga të barabarta.

Sezonin e shkuar e fitoi norvegjeze, Ada Hegerberg.

Një nga të nominuarat ishte edhe shqiptarja Kosovare Asllani, por që nuk u fut në top-10.