Mediet në Spanjë: Modric shkon tek Interi si pjesë e një shkëmbimi të bujshëm

Real Madrid janë të gatshëm të dërgojnë Luka Modricin tek Inter, si pjesë e një marrëveshje transferimi që do të sillte në ‘Santiago Bernabeu’ mbrojtësin Milan Skriniar.

Reprezentuesi sllovak cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rikthimin e Interit në garën për titull në Serie A.

Mosha e tij prej vetëm 25 vjeçare, i jep garanci Real Madridit për të sjellë qetësi në mbrojtje për disa vite.

Në anën tjetër, Inter ka dy afate që ka kërkuar transferimin e Luka Modric në ‘San Siro’, por që ka dështuar të bind Real Madridin në finalizimin e një marrëveshje.

Mediet në Spanjë deklarojnë se tashmë ekziston një marrëveshje me klubeve, dhe se në verë ajo do të bëhet formalitet.