Mediat serbe “tradhëtojnë” KAS-in!

Situata në kampin serb është më e qetë se kurrë. Si asnjëherë tjetër, mediat serbe nuk e kanë pasqyruar aq sa duket atë që ndodhi në Lozanë të Zvicrës.

Titujt e mediave kryesore madje nuk kanë asnjë hapësirë për Gjyqin në KAS, por mbushen me lajmet nga vendi dhe bota.

Në një kontroll në mediat si Kurir, B.92, Novosti dhe shumë të tjera sheh që kjo ngjarje po kalohet në heshtje si një parapërgatitje për faktin se duket që nuk presin asgjë nga ky gjyq.

Ndryshe nga serbët, në Shqipëri të gjitha portalet, por edhe mediat kryesore i kanë dhënë një vëmendje të vecantë kësaj dite duke e parë si ditën e drejtësisë.