McGregor – Cerrone, konfirmohet ora e meçit në UFC

Connor McGregor do të ballafaqohet me Donald ‘Cowboy’ Cerrone në UFC 246 në Las Vegas

Connor McGregor po rikthehet në UFC.

Ylli i madh irlandez do të ballafaqohet me Donald ‘Cowboy’ Cerrone në UFC 246 në Las Vegas.

Më tepër se tri vite nga fitorja e tij e fundit në UFC, McGregor synon të ringjallë karrierën e tij me fitore ndaj amerikanit, 36 vjeç.

McGregor ka luftuar për herë të fundit në tetor të vitit 2018 në humbjen nga Khabib Nurmagomedov në raundin e katërt dhe ka munguar deri këtë fundjavë për arsye të ndryshme.

Ballafaqimi McGregor – Cerrone do të zhvillohet të shtunën nga ora 7 e mëngjesit me orën tonë, 22:00 në Las Vegas.