Mbrojtësi i Arsenalit lavdëron Sanchez-in: Ai është një nga më të mirët në Premier League

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij, Alexis Sanchez.

Kiliani në tregun e janarit iu bashkua Manchester Unitedit nga Arsenali. Bellerini mendon se Sanchez është një lojtarët më të mirë në Premier League.

“Alexis është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë Bellerini.

“Një nga më të mirët në Ligën Premier. Ai është një lojtar i cili gjithnjë dëshiron të fitojë”.

“Ai kërkon nga të gjithë, ndonjëherë kërkon ndoshta edhe më shumë, por gjeja e tij kryesore është që ai të fitojë dhe jep 100 përqindëshin”, theksoi Bellerini.