Mbrëmja e Championsit, statistikat para dy ndeshjeve

Sonte zhvillohen dy çerekfinalet e dyta të Ligës së Kampionëve, ku sfidat që do të zhvillohen në Spanjë dhe Francë, do t’i zbulojnë edhe dy gjysmëfinalistët e këtij edicioni.

Në “Santiago Bernabeu” zbresin rivalët e urryer të kryeqytetit spanjoll, Real Madrid dhe Atletico Madrid, me luftën që do të bëhet për një biletë që dërgon në mesin e katër më të mirëve të Evropës.

Barazimi në udhëtim dhe ndeshja para publikut vendës e favorizon në njëfarë forme “Los Blancos”, të cilët megjithatë nuk i kanë mposhtur “Los Colchoneros” në shtatë ndeshjet e fundit.

Carlo Ancelotti ka probleme, pasi që duhet t’i bëjë llogaritë pa Marcelo, Modriç, Bale e Benzema, ndërsa Diego Simeones i mungon vetëm Mario Suarez.

Takim tjetër interesant zhvillohet në “Stade Luis 2”, ku Monaco tenton përmbysjen ndaj Juventusit për ta kthyer aventurën në Ligën e Kampionëve në një ëndërr të bërë realitet.

Fitorja 1:0 në Torino i bën favorit italianët, mirëpo fakt negativ për Massimiliano Allegrin është që ai s’mund të llogaritë në të lënduarit Pogba e Caceres, derisa për vendësit janë në dyshim Toulalan e Kondogbia.

Të dy ndeshjet fillojnë në 20:45 dhe sptakakli është i garantuar.