Mbappe mund t’i bashkohet Cityt, thotë Silva

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva beson se ish-bashkëlojtari te AS Monaco, Kylian Mbappe, mund t’i bashkohet atij në Angli.

Mbappe në javën e fundit të tregut të verës së kaluar iu bashkua PSG-së në formë në huazim.

Silva, i cili gjithashtu  verën e kaluar iu bashkua “qytetarëve”, e pranon se skuadra e tij ishte e interesuar për Mbappe-n, raporton KosovaPress.

“Kylian ka shkuar në një klub shumë të mirë, ai u bashkua me një skuadër shumë të mirë, ai është shumë i mirë tani dhe ne jemi shumë të lumtur për të”, ka thënë Silva.

“E dija që zgjedhja e tij ishte mes Real Madridit dhe PSG. Kemi biseduar edhe për Manchester City”, tha ai.