Mayoral: Kisha Covid-19 gjatë verës, nuk do rinfektohem përsëri

Sulmuesi i Romës, Borja Mayoral ka zbuluar se nuk është i shqetësuar nga koronavirusi sepse e ka kaluar në verë.

23-vjeçari iu bashkua klubit italian nga Real Madridi në formë huazimi me mundësi blerje.

Spanjolli ka zbuluar se gjatë verës e ka kaluar koronavirusin, andaj nuk është fare i shqetësuar.

“Nuk u lejonim të largoheshim nga Roma, pra ne më së shumti ishim në stërvitje”.

“Ka disa raste pozitive në skuadër, por nuk jam i shqetësuar sepse e kisha në verën e kaluar. Kam pasur disa simptoma dhe nuk ia dola të përfundojë sezonin, por jam i qetësua”.

“Nuk mendoj se do rinfektohem përsëri”, tha ai.

Ndër të prekurit me koronavirus të skuadra italiane është edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.