Mavraj rikthehet në stërvitje

Mërgim Mavraj është rikthyer në stërvitje te Koln-i. Mbrojtësi ka marrë pjesë në senacës e së martës. Futbollisti i Kombëtares mungonte prej disa ditësh pasi u largua për në Kosovë për shkak të vdekjes së babait të tij, i cili vuante një sëmundje e rëndë, transmeton sportal.

Mavraj mungoi në dy takimet e fundit ndaj Freiburg-ut dhe Hoffenheim-it. 28-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të Bundesliga 1.