Masat parandaluese: Lojtarët e Prishtinës dhe Drenicës dezinfektohen para hyrjes në ‘Fadil Vokrri’

KF Drenica ka mbërritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndaj FC Prishtinës.

 

Kjo ndeshje do të jetë e para që zhvillohet në futbollin e Kosovës, pas pezullimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Para kësaj ndeshje, të gjitha klubet e Superligës janë testuar për COVID-19, duke dalë negativ.

Por, edhe para hyrjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, lojtarët e të dy skuadrave janë dezinfektuar në tunelin e dezinfektimit.

Ndeshja mes FC Prishtinës dhe KF Drenicës, fillon nga ora 18:00.