Marchetti drejt Interit, buzëqesh Berisha

Interi mund t’i bëjë një nder portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha pasi duket se është interesuar për portierin e Lacios,Federico Marketi.

Ky i fundit pëlqehet nga disa skuadra dhe për Berishën është një lajm vërtet i mirë pasi ai po pret me padurim të luajë si titullar në ekipin bardhekaltër.

Ai është një lojtar me vlera dhe sigurisht që nuk mund të pranojë të qëndrojë gjatë në stol për shumë kohë. Gjatë të gjitha ndeshjeve që ka luajtur me Lacion, ai ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës.