Maradona: Nuk kthehem më si trajner i Argjentinës

Legjenda e futbollit argjentinas kritikon ashpër krerët e federatës.

Diego Armando Maradona, aktualisht në në krye të Dorados në Meksikë, u rikthye të fliste për eksperiencën e tij në krye të Argjentinës, duke përjashtuar një riemërim të tij të mundshëm në stolin e Seleccion, shkruan KosovaPress.

“Gabova atëherë me Macheranon, mendova se ishte lider. Sot më duhet të them se Mascherano nuk ishte ai që besoja se ishte, gjithsesi, gabimi ishte imi, jo i Mascheranos”, ka deklaruar Maradona.

“A do të rikthehesha si trajner i Argjentinës? Nuk do ta bëj kurrë. Kërkonim një federatë të re dhe zgjodhëm president Tapian”.

“Është edhe faji im, në atë kohë erdhi të më kërkonte ndihmë dhe unë i thashë po. Premtoi shumë gjëra, por nuk bëri asgjë dhe as denjoi të më telefononte. Kjo është ajo që më ka mërzitur më shumë. Është një tradhti dhe unë tradhtarët do t’i pështyja në fytyrë”, theksoi ai.