Manchester United të aktivizojë kaluzolën e Perisiçit

‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë hequr dorë nga anësori i Inter-it, Ivan Perisiç, dhe janë të gatshëm që gjatë verës të aktivizojnë klauzolën e tij.

Ekipi i Jose Mourinho-s nuk arriti të transferonte kroatin gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti, i cili pastaj nënshkruajti kontratë të re me italianët, raporton KosovaPress.

Sipas Gazzetta dello Sport, 28 vjeçari ka një klauzolë prej 54 milionë funtave, të cilën United mund ta aktivizojë në fund të këtij sezoni.

Perisiç e ka filluar mjaft mirë edhe sezonin aktual në Serie A, ku ka shënuar 3 gola dhe ka kontribuar me 3 asiste në shtatë ndeshjet e para.