Manchester City ‘shfryhet’ te Watford, dhuron spektakël me tetë gola

Pas humbjes befasuese nga Norwich javën e kaluar, Manchester City ka marrë tre pikë të plota në përballjen ndaj Watford.

‘Qytetarët’ realizuan fitore 8-0 në ‘Etihad’, duke dhuruar spektakël para tifozëve të vet në 125 vjetorin e themelimit të klubit.

Bernardo Silva (15’ 49’ dhe 60’) ishte më i dalluari në këtë takim, duke shënuar het-trik e që ishte i pari në karrierën e tij.

David Silva (1’), Kun Aguero (7’), Riyad Mahrez (12’), Nicolas Otamendi (18’) dhe Kevin De Bruyne (85’) kontribuoan në tetë golat e Cityt, që barazon rekordin e Chelseat për fitoren më të lartë ndonjëherë.

Pas kësaj humbje, Watford vështirë do ta ketë këndelljen sidomos pasi ka tubuar vetëm dy pikë pas 6 ndeshjeve.

Ndërkohë, ekipi i Pep Guardiolës ka 13 pikë në vendin e dytë.

https://hlfc.vidstreamup.com/embed/NH0sX4aS4V