Man Utd pret oferta për dy yjet e skuadrës

Manchester United është gati që të heq dorë nga dy yjet e skuadrës.

Jesse Lingard dhe Andreas Pereira me shumë gjasë do të jenë emrat që këtë verë do të largohen nga ‘Old Trafford’.

‘Sun’ raporton se skuadra është e gatshme t’i lirojë lojtarët nëse pranojnë oferta të pëlqyeshme për ta.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer prite të bëjë disa ndryshime në këtë merkato. Ardhja e Bruno Fernandes ka djegur shpresat e Lingard, ky i fundit që asnjëherë nuk përmbushi potencialin.

Në anën tjetër, 24 vjeçari Pereira nuk ka fituar besimin e Solskjaer dhe është në mesin emrave që kërkon skuadër të re.