Man Unitedi synon t’u kthehet fitoreve në Premierligës në ndeshjen kundër Brighton, formacionet

Pas disfatës me rezultat 1:0 kundër Bournemouthit në ndeshjen e fundit të Premierligës, Manchester Unitedi synon t’u kthehet fitoreve sot kundër Brightonit, që i ka fituar dy ndeshjet e fundit të ligës angleze.

Manchester Unitedi do ta presë në shtëpi, në stadiumin Old Trafford, sot në orën 15:00 Brightonin, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të sezonit 2019/20 të Premeirligës.

Për ta arritur fitoren në këtë përballje, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur të luajë me Anthony Martialin në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa në krah i ka vendosur Marcus Rashfordin dhe Daniel Jamesin, përderisa i riu Brandon Ëilliams është titullar në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

Përkundër që Brighton radhitet në pozitën e tetë dhe Manchester Unitedi në pozitën e 14-të në tabelën e Premierligës, “Djajtë e kuq” janë favorizuar nga bastoret për ta fituar këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Brighton: