Magjia e Marcus Rashford

Rashford dita ditës po trefon se e pret një e ardhme e ndritur

Pas ecurisë aspak të mirë në Premierligë, ku në 7 ndeshjet e fundit “Djajtë e Kuq” regjistronin 3 barazime, 3 humbje dhe vetëm një fitore, kanë arritur të marrin pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 në “Old Trafford” skuadrën e Brighton & Hove Albion.

Marcus Rashford ishte ai që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar një gol, derisa një tjetër nuk iu numërua, duke u regjistruar si autogol.

Sido që të jetë, Rashford dhuroi paraqitje pozitive dhe më së miri e tregon edhe momenti më poshtë ku e trullos kundërshtarin me lëvizje alla Ronaldinho.