Lukaku nuk luan ndeshjën e parë me Manchesterin, Interi fërkon duart

Përjashtimi i Romelu Lukaku nga formacioni që luan miqësoren kundër Petrh Glory, në grumbullimin australian, ka shkaktuar alarmin tek tifozët e Manchester United, ndërsa ka entuziazmuar fantazinë e atyre të Inter. Sulmuesi belg, që të premten është bashkuar me Djajtë e Kuq, është mbajtur pushim për të mos rrezikuar, nga Solskjaer, duke qenë se nuk është akoma në kondicionin më të mirë fizik. Një lëvizje që mund të lexohet edhe në këndvështrimin e merkatos, duke parë situatën delikate të lojtarit, që është në shënjestrën e Inter e ka manifestuar hapur dëshirën për të ndryshuar ambjent, duke u vendosur sa më parë nën urdhërat e Antonio Conte. Zyrtarisht, Lukaku ka një problem të vogël muskular e për këtë arsye askujt nuk i leverdis të rrezikojë.

Tratativa mes dy klubeve, pas udhëtimit të drejtorit sportiv zikaltër Piero Ausilio në Londër, është zyrtarisht e ngritur. United nuk zbret nga kërkesa prej 80 milionë, Inter nuk ka ndërmend të shkojë përtej 70, duke e shpërndarë pagesën në më shumë se një vit. Pas punës së ndërmjetësve, dy shoqëritë janë në hapat e parë të negociatave: vendimi i Red Devils, për të mos rrezikuar Lukakun, të lë të kuptohet se ditët e ardhshme do të ketë zhvillime të rëndësishme.