Lukaku arrin marrëveshjen me Juven

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin, për një pagë 9 milionë euro me Juventusin

Sipas gazetarit të goal.com, Romeo Agresti, Lukaku ka arritur marrëveshje me Juven këtë të enjte.

Megjithatë, Agresti ka ritheksuar se marrëveshja po varet tërësisht në atë se a pajtohet Paulo Dybala që të shkëmbehet me belgun.

Dybala është rikthyer në Torino këtë mëngjes dhe pritet që të bisedoj me trajnerin e bardhezinjve, Maurizio Sarri, si dhe të bëj testet mjekësore, një rutinë që kërkohet kjo në Itali.

Argjentinasi ende nuk beson se do të largohet nga Zonja e Vjetër, por korrespodenti i Juventusit “beson se koha e tij në këtë klub është drejt fundit”.

United nga ana tjetër duhet të rrit pagën e argjentinasit, i cili momentalisht fiton 7.5 milionë euro në sezon.