Luka Doncic barazon rekordin e LeBron James – bëhet evropiani më i ri që starton në ‘All Star’

Luka Doncic është emëruar startues në ‘NBA All – Star Game 2020’.

Ylli slloven, i cili aktualisht paraqitet me skuadrën e Dallas Mavericks, ka fituar votat e mjaftueshme për t’u paraqitur në ‘All Star Game’.

20 vjeçari Doncic është bërë lojtari më i ri evropian që starton në ‘All Star Game.

Slloveni i bashkohet Dirk Nowitzki (2007,2010) dhe Jason Kidd(1996) si tre anëtarët e vetëm të Dallas që kanë arritur një gjë të tillë (startues në ‘All Star’.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Doncic është lojtari më i ri që nga vitit 2005 që starton në një ndeshje ‘All Star’.

Në vitin 2005 ishte LeBron James që startonte, në moshën 20 vjeçare, aq sa Doncic numëron tani.

Kujtojmë se LeBron James numëroi më së shumti vota për këtë ‘All Star’, edhe pse tashmë ai luan sezonin numër 17-të.