Lorik Cana i vërtetë në Facebook

Kapiteni i Kombëtares është një person publik dhe nuk kanë qenë të pakëta rastet ku emri i tij është përdorur në deklarata të ndryshme në rrjetet sociale. Në një prej tyre ka patur edhe një reagim të Lazio-s me një deklaratë për mediat.

Tani mesa duket nuk do të ketë më keqkuptime, pasi janë hequr të gjitha faqet abuzive në facebook të Lorikut. Nëse kërkon Lorik Cana aktive shfaqet vetëm një faqe që ka më shumë shumë se 500 mijë ndjekës, transmeton sportal.  Në imazhin e profilit është një foto e kapitenit, ndërsa në ballinë shfaqet shiponja dhe flamuri kombëtar. Loriku pret miq të rinj.

Lorik