Lojtari i Arsenalit rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny ka rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa rastet me COVID-19 kanë shënuar rritje në Premierligë.

Nga 1207 teste të kryera për staf dhe futbollistë, Premierliga ka pranuar 16 raste pozitive.

Megjithatë, Elneny ka rezultuar pozitiv pasi ishte me kombëtaren e tij Egjiptin.

Vetëm disa ditë më parë, ishte futbollisti tjetër egjiptian Mohamed Salah ai që rezultoi pozitiv me koronavirus.
Mesfushori i Arsenali tani do të izolohet për dy javë.