Lojtarët e Watford po refuzojnë të stërviten pas konfirmimit të tre rasteve me COVID-19 në klubin e tyre

Disa lojtarë të Watford nuk po pranojnë të stërviten pasi në këtë klub janë konfirmuar tri raste me koronavirus, në mesin e gjashtë rasteve që janë regjistruar të të gjithë skuadrat e Premierligë.

Kapiteni Troy Deeney zbuloi se nuk do të raportonte për stërvitjen e të martës mes frikës së infektimit me virus dhe sjelljes së tij në shtëpi.

Lojtarët dhe stafi i skuadrave të Premierligë janë testuar për COVID-19 para rikthimit në stërvitje, dhe gjashtë prej tyre kanë dalë pozitiv.

Sipas The Athletic, më shumë lojtarë tani i janë bashkuar qëndrimit të Deeney, pasi një lojtar dhe dy anëtarë të stafit u preken nga koronavirusi.

Ata që janë infektuar raportohet se po bëhen mirë dhe tani do të kalojnë shtatë ditët e ardhshme në izolim, sipas udhëzimeve të qeverisë.

Kujtojmë se shumë yje në Premierligë kanë shprehur frikën për vazhdimin e sezonit, pa zbulimin e një vaksine.