Ljunberg zbulon arsyen pse Pepe nuk luajti ndaj Norwich

Nënshkrimi i verës i Arsenalit, Nicolas Pepe ishte një zëvendësues i papërdorur në barazimin 2-2 kundër Norwich City për shkak të përformancave të tij stërvitore, sipas menaxherit të ri të përkohshëm të klubit Freddie Ljungberg.

Derisa ndeshja po shkonte drejt barazimit, Ljungberg vendosi të sillte në sulm 18-vjeçarin Bukayo Sako dhe Gabriel Martinelli, duke e lënë Pepe të ulur në stol.

Kur u pyet për vendimin për mosinkuadrimin e anësorit të Bregut të Fildishtë, Ljungberg zbuloi se ai vendos përzgjedhjen e ekipit të tij për atë që sheh gjatë stërvitjes.

“Nicolas Pepe është një lojtar shumë i mirë por unë përpiqem të largoj atë që shoh në stërvitje dhe atë që po bëhet çdo ditë dhe kështu gjykoj”, tha Ljungberg pas ndeshjes së tij të parë si trajneri i klubit londinez.