Liverpooli nuk e rikthen Coutinhon

Mesfushori brazilian do të rikthehet gjatë verës nga Bayern Munichu në Barcelonë

Philippe Coutinho nuk ka bindur sa duhet në Bayern Munich, ku është i huazuar gjatë këtij sezoni.

Mesfushori ofanziv brazilian pritet të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen.

Ndërkohë, ditëve të fundit spekulohej se përfaqësuesi brazilian mund të rikthehet në Liverpool.

Mirëpo, mediumi “El Desmarque” sot raportoi se kampioni evropian nuk e ka ndërmend ta rikthejë ish-futbollistin e Interit e Espanyolit.

27 vjeçari nuk ka bindur sa duhet në “Allianz Arena” dhe për këtë Bayerni nuk e ka ndërmend ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit.

As Barcelona nuk duket e interesuar për ta mbajtur Coutinhon.

Për këtë, braziliani gjatë verës që vjen duhet ta kërkojë një klub të ri.

Për të flitet se mund të rikthehet në Premierligë, por në një klub tjetër.