Liverpooli iu kthehet fitoreve

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore pas dy humbjeve radhazi që ka pësuar në Premier Ligë, pasi sot e mposhti në Anfield skuadrën e Newcastles me rezultat 2-0.

Në minutën e 9’ të takimit, Raheem Sterling arriti të kalojë skuadrën e Liverpoolit në epërsi duke ndezur atmosferën në Anfield.

Më tej, Liverpooli ishte duke zhvilluar një lojë spektakulare. Dhe, në minutën e 70’ Joe Allen shënon për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Liverpooli është në kuotën e 57 pikëve në vendin e pestë, katër më pak se Manchester City që është në vendin e katërt.