Liverpool dhe Everton në garë për yllin e Torinos

Liverpool dhe Evertoni janë të interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.

Sipas Echo, do jetë Merseyside derbi për brazilianin.

Liverpooli është duke pasur probleme serioze defensivë sepse janë pa dyshen Virgil van Dijk dhe Joe Gomez.

Kalidou Koulibaly shihet si prioriteti, por Napoli nuk dëshiron ta shesë në janar, ndërsa nëse e shesin paguajnë 70 milionë euro.

Bremer shihet si alternativë më e lirë, edhe pse Evertoni gjithashtu është duke vëzhguar situatën.

23-vjeçar sezonin e kaluar bëri 27 paraqitje në Seria A dhe këtë sezon shënoi një gol në gjashtë paraqitje.

Torino pagoi 5.8 milionë euro për Bremer, derisa kërkojnë së paku 10 milionë euro.