Liga e Kampionëve kthehet me sfida të mëdha, veçohet ndeshja Barcelona-Chelsea

Liga e Kampionëve kthehet këtë mesjave më ndeshjet e radhës të 1/8 së finales.

Kryesfida e kësaj mesjave luhet të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Chelseat.

Ballafaqimi i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar një javë më parë në ‘Stamford Bridge’ ishte mbyllur baras 1-1, transmeton KosovaPress.

Kjo ndeshje pritet të jep një lojë të fortë, derisa “Blaugranat” për disa nuanca llogaritën favorit, edhe pse në sfida të tilla janë të paparashikuara.

Ndërkaq, ndeshje e fortë pritet të luhet edhe sonte në “Old Trafford” mes Manchester Unitedit dhe Sevillas, pasi që takimi parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të natës së sontme, Roma pret Shakhtarin të cilën e kishte mposhtur në takimin e parë prej 2-1, rezultat ky që favorizon romakët për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kualifikimin në rundin tjetër thuaj se të siguruar e ka edhe Bayern Munich që në ndeshjen e parë e kishte deklasuar Besiktasin prej 5-0, dhe sfida e së mërkurës në Stamboll luhet vetëm sa për prestigj.