Liga e Evropës: Olympiacos eliminon Arsenalin me frymën e fundit – bën befasinë dhe kalon në fazën tjetër

Olympiacos ka marrë biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës, duke bërë befasinë e madhe në ‘Emirates’.

Me një fitore shumë të mundimshme 1:2 kundër Arsenal, Olympiacos ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garave.

Skuadra nga Londra e veriut u befasua në minutën e 53’ të takimit, me golin e Papa Abou Cisse, i cili vendosi rezultatin 0:1, rezultat ky që ishte finali i 90 minutave të rregullta.

Në vazhdime, Arsenal tentoi të shmangte ekzekutimin e penalltive, dhe një gjë të tillë e arriti Pierre Emerick Aubameyang, me golin e shënuar në minutën e 113’.

Kur mendohej se Aubameyang do të ishte heroi i ndeshjes, Youssef El Arabi reagoi për Olympiacos, duke shënuar gol në minutën e 120’, për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

Kështu, me rezultatin total 2:2, Olympiacos siguron kualifikimin në 1/16-ën e finales, falë golit të El Arabi, në frymën e fundit.