Liderët e ligës, Ballkani e Gjilani, ndalen me barazime nga Drenica dhe Trepça ‘89

Xhiroja e 15-të e Ipko Superligës së Kosovës ka sjellë rezultate zhgënjyese për tifozët e dy klubeve lidere të ligës kosovare, Gjilanit e Ballkanit. Asnjëra skuadër s’arriti ta shfrytëzojë gabimin e tjetrës, pasi që u ndanë me barazime.

Gjilani dhe Ballkani e mbajnë edhe më tutje kreun e tabelës së Ipko Superligës së Kosovës, me pikë të barabarta, përkundër që u ndalën me barazim nga dy skuadrat që konsiderohen jashtë garës për titullin e kampionit, Trepça ’89 dhe Drenica.

Gjilani 1:1 Drenica

Gjilani s’arriti të përfitojë nga barazimi i Ballkanit për ta përforcuar pozitën e parë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, pasi që edhe vetë u ndal me barazim në shtëpi nga Trepça ’89.

Klubi gjilanas e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Fiton Hajdari në minutën e 39-të të ndeshjes.

Gjilani ishte dominues edhe në pjesën e dytë të ndeshjes duke krijuar raste për të thelluar epërsinë, mirëpo ata u treguan të pasaktë. Për këtë gjë u ndëshkuan nga Drenica në minutën e 71-të të ndeshjes, kur rezultati u barazua falë golit të shënuar nga Harmon.

Trepça ’89 0:0 Ballkani

Me barazim u nda edhe skuadra tjetër që synonte sot kreun e ligës, Ballkani. Klubi nga Suhareka u ndal me barazim pa gola nga Trepça ’89 në Mitrovicë, ndërsa rasti më i mirë i ndeshjes i takoi Jetmir Topallit, i cili gaboi i vetëm para portierit.

Vendimi i trajnerit Ismet Munishi për ta zëvendësuar portierin Ruxhi me atë Gashi menjëherë pas pjesës së parë mori vëmendje, pasi që trajneri dukej i pakënaqur me kartonin e verdhë me të cilin u ndëshkua portieri i parë gjatë pjesës së parë.

Tabela aktuale e Ipko Superligës së Kosovës: