Lëvizje e meqme nga Simeone, aktivizon mikun me të mirë të James për të transferuar atë..

Atletiko Madrid është duke i bërë presion në mënyrë të vazhdueshme futbollistit kolumbian James Rodriguez që të pranojë transferimin tek Colchoneros, për të spostuar përfundimisht Napolin. Loja e shahut rreth fantazistit bëhet e gjallë: Napoli e do kolumbianin me huazim, Real Madrid nuk lëviz nga pozicioni dhe e vetmja skuadër e gatshme për të kënaqur kërkesat e Florentino Perez është Atletico Madrid.

Presidenti i Blancos shpreson të mos i forcojë shumë “kushërinjtë” duke u bërë nga ky këndvështrim një aleat i De Laurentiis. Simeone mbi të gjitha është gati të lëshojë në favor të tij, për të bindur James, asin Radamel Falkao. Përveç Cholos, që ka punuar me fjalë mbi vullnetin e James, duket se Atletico ka aktivizuar edhe Falkaon: miku më i mirë i Jamesit dhe ish-lojtari i Simeones pikërisht tek Atletiko. Napoli, të paktën, nuk heq dorë: për sa kohë të jetë mundësia, në fakt, si klubi, ashtu dhe Ançeloti do të provojnë.

E mes të tjerave, një aleat surprizë do të mund të bëhet Florentino, domethënë njeriu që, sipas De Laurentiis, ekzagjeron “me kërkesa të padrejta” për shitjen e James. Real, në fakt, nuk i pëlqen aspak idea për të shitur një yll tek Colchoneros, skuadra tjetër e Madridit dhe për më tepër rivale për gjithmonë.