Legjenda gjermane, akuzon Guardiolan

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Lothar Matthaus, beson se formacioni që përdori Pep Guardiola në ndeshjen gjysmëfinale të DFB Pokal kundër Borussia Dortmundit, ishte fajtor për eliminimin e Bayern Munichut nga kjo garë.
Bavarezët u mposhtën me rezultat 2-0 në penallti, pasi koha e rregullt dhe ajo pas vazhdimeve përfunduan me rezultat 1-1.

“Unë vërtet e vlerësoj Guardiolan dhe mendoj se është trajneri i duhur për Bayernin, mirëpo ai bëri gjithçka gabim kundër Dortmundit”, tha fillimisht Matthaus për Bild.

“Pse Rafinha luajti në të majtë? Dhe pse Philipp Lahm nuk startoi në krahun e djathë sikur ndaj Portos? Pse Xabi Alonso nuk startoi si numri 6? Pse Juan Bernat dhe Mehdi Benatia luajtën jashtë pozitave të tyre? Po Thomas Muller pse luajti si 9-sh i rrejshëm?”.

“Po të kishin luajtur të gjithë këta në pozitat e tyre natyrale, Bayerni jo vetëm se do të dominonte, por ata do të ishin vendimtarë për këtë ndeshje”, ka shtuar Matthaus.