Legjenda e Arsenalit këshillon klubin të transferojë Grealish

Arsenali është këshilluar të transferojë mesfushorin Jack Grealish nga legjenda e klubit, Gilberto Silva.

25-vjeçari javën e kaluar i ndihmoi Aston Villas të fitojë ndaj “Topçinjve”, derisa është duke bërë super paraqitje për Kombëtaren e Anglisë.

Silva mendon se Grealish është lojtari që është duke i munguar Arsenalit dhe mund të jetë e ardhmja e tyre.

“Grealish i shkëlqyer. Është lojtar që i mungon Arsenalit”.

“Me stilin, është një ndër mesfushorët që zhvillon futboll të bukur. E kontrollon topin, asiston dhe shënon gola”.

“Është vizion më i ndryshëm se Dennis Bergkam, por mund të jetë e ardhmja për Arsenalin”, deklaroi braziliani.

Sidoqoftë, prioritet për Mikel Artetan thuhet se është ylli i Lyonit, Houssem Aouar.