Las Vegas hap dyert për UFC

UFC ka një lokacion për spektaklin e radhës.

Një nga sportet më të shikuara luftarake, UFC, ka gjetur një lokacion për të zhvilluar mbrëmjen e radhës së spektaklit.

Presidenti i UFC, Dana White, ka njoftuar se Las Vegas do të hap dyert për evenimentin e 30 majit, UFC 176.

UFC 249 dhe dy evenimente të fundit të tjera janë mbajtur në Jacksonville, Florida, në ‘VyStar Veterans Memorial Arena’, por White dëshiron ta kthejë kompeticionin ‘në shtëpi’.

Spektakli i radhës thuhet se do të mbahet më 30 maj, në palestrën ‘APEX’, palestër kjo nga më modernet në ShBA.

Tashmë kur kanë mbetur edhe nëntë ditë nga ky eveniment, pritet vetëm zyrtarizimi për lokacionin.