Lampard në javën që vjen zyrtarizohet në këtë ekip anglez

Frank Lampard do të jetë i sigurt se do ti jepet një kapitull i ri si trajner.

Derby County të martën ka konfirmuar se Lampard i ështe dhënë leja për të përfunduar një kthim romantik në Stamford Bridge, pasi i dha leje Chelseatit për të folur me ish-mesfushorin e tyre.

Pritet që Lampardit ti ofrohet një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 4 milionë dollarë në vit për të pasuar Maurizio Sarri, me mundësinë e fitimit të një pagese nëse sezoni i tij i parë konsiderohet si një sukses.

Derisa nuk do të ketë garanci për Lampard, në rast deshtimi skenari i tij mund të përfundoj që në sezonin e pare, por atij do t’i jepet të paktën një sezon i plotë përpara se të ballafaqohet me ndonjë lloj vlerësimi.

Lampard është një nga lojtarët më të dekoruar të Chelseas, dhe një nder golashënuesit më të mire në histori, por tani do të përballet me një detyrë të vështirë për të rikrijuar atë sukses në krye si trajner, me klubin i cili e ka të ndalur të bëjë transferime.

Ekziston një trazim i madh në të gjithë klubin, me një numër ndryshimesh në staf, të cilat kanë përfshirë kthimin e Petr Cech si drejtor teknik.

Lampard do të bëhet menaxher i 12-të që udheheq ekipin në kohë të Roman Abramovich dhe anglezi i parë që do të marrë përgjegjësinë për klubin që nga Glenn Hoddle më 1993.

Abramovich ka qenë shumë i shpejtë për të ndryshuar menaxherët e Chelseat, por besohet se ka pranim brenda klubit që Lampard duhet t’u jepet kohë e mjaftueshme.

Jo vetëm që 41-vjeçari do të punojë në një sërë rrethanash unike, ka gjithashtu një njohje se arritjet e tij me klubin si një lojtar dhe lidhja e tij e fortë me përkrahësit diktojnë se ai do të meritojë një durim.