Lakers fitojnë dramën kundër Denver, LeBron regjistron ‘Triple-Double’

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e radhës në NBA.

Lakers kanë arritur të mposhtin Denver Nuggets vetëm pas vazhdimeve, me rezultatin 120:116.

Në një ndeshje dramatike, më i dalluari në parket ishte LeBron James, i cili regjistroi tjetër ‘Triple-Double’, që ishte e 12-a për të në këtë sezon.

‘Mbreti’ regjistroi 32 pikë, duke shtuar edhe 12 kërcime si dhe 14 asistime të tjera.

Spektakolar ishte edhe Anthony Davis, i cili kontribuoi me 33 pikë dhe 10 kërcime, duke shtuar edhe 2 asistime, 2 bllokada e 2 topa të vjedhur.

Pikë dyshifrore te ‘Verdheviolat’ shënuan edhe Dwight Howard, Avery Bradley dhe Alex Caruso.

Kjo fitore për LA erdhi në udhëtim, duke përmirësuar edhe më shumë rekordin e kësaj skuadre jashtë ‘Staples Center’.