Lajm i keq për Juventusin

Giorgio Chiellini do të jetë mungesa e madhe e Juventusit në finale e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.

Reprezentuesi italian u dëmtua gjatë seancës stërvitore të mërkurën dhe sipas asaj që ka shkruar goal.com, ai nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen e së shtunës ndaj Barcelonës.

Rezultatet e testeve mjekësore nuk kanë dalur ashtu siç kanë pritur zyrtarët e Juventusit dhe qendërmbrojtësi do ta humb finale e Berlinit.

Tani trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri duhet të mbështetet në Barzaglin i cili ende nuk është 100% në formën e tij dhe nëse nuk do të jetë i gatshëm atëherë pritet të startoj nga minuta e parë Angelo Ogbona.