Lajm i keq për Juventusin, por i mirë për Realin

Juventusi ka konfirmuar se Paul Pogba do të mungojë të martën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Francezi ka munguar që nga mesi i marsit për shkak të një dëmtimi, duke humbur edhe ndeshjet çerekfinale ndaj Monacos dhe disa ndeshje vendimtare në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ishte optimist se ai do të mund të luante në ndeshjen e parë ndaj Realit në Torino, por testet kanë treguar se ai nuk është rikuperuar në kohë.

“Skanimet me rezonancë magnetike në Paul Pogba sot pasdite kanë zbuluar se lojtari nuk ka bërë progres në rikuperimin e tij”.

“Lojtari do t’i nënshtrohet në regjimi të personalizuar të rikuperimit, para mundësisë së rikthimit në grup të martën”, shkruhet në deklaratën e Juves.

Francezi sidoqoftë pritet të luajë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 13 maj në Santiago Bernabeu.