Lajm i keq për Juventusin, humb për tre muaj mesfushorin titullar

Juventus ka humbur për tre muaj mesfushorin Sami Khedira, i cili i është nënshtruar një operacioni.

Mesfushori gjerman është zbuluar se kishte lënduar ligamentet në gjurin e djathtë, ku ka humbur ndeshjen e fundit kundër Sassuolos.

Khedira, që ka qenë i rregullt nën urdhrat e Maurizio Sarrit, është operuar me sukses në Augsburg.

Ai nuk do të mund të ndihmojë Juventusin në tre muajt e ardhshëm.

32 vjeçari këtë sezon ka bërë 17 paraqitje për Juventusin, duke mos arritur të shënojë gol.

Ai te Juventus është transferuar në vitin 2015 nga Real Madrid, si transferim i lirë.