Feronikeli që është shumë afër titullit të kampionit, do të luaj edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Trepçën ’89.
Por, kush ishte më i mirë në duelet direkte gjatë kampionatit? Gazeta Tribuna iu sjellë përballjet e këtyre dy skuadrave.
Në tri përballjet e kampionatit, Feronikeli ka rezultat pozitiv në duel me Trepçën ’89.
Dy fitore dhe një barazim, është bilanci i tri takimeve ndërmjet finalistëve të kupës.
Në ndeshjen e parë të kampionatit, Feronikeli e kishte mposhtur Trepçën ’89 në Skenderaj me rezultat të ngushtë 2:1.
Takimi i dytë i luajtur në pranverë në “Riza Lushta” në Mitrovicë, përfundoi baras 1:1.
Ndërkaq përballja e tretë e luajtur po ashtu në Mitrovicë, triumfoi Feronikeli me rezultat 3:1.
Por, duhet theksuar se kur është fjala për vetëm një ndeshje, e sidomos finale, gjërat mund të ndryshojnë dhe takimet e tilla janë të paparashikueshme./Gazeta Tribuna/