Kurzawa mund të largohet nga PSG

​Mbrojtësi i krahut të majtë ka humbur vendin e titullarit në ekipin parisien.

Layvin Kurzawate duket se i ka ditët e numëruara në ekipin e Paris Saint Germain.

Angazhimi i mbrojtësit të majtë sipas mediave franceze nuk është ai i kërkuar nga drejtuesit ndaj dhe lojtari i ardhur në 2015 nga Monaco pritet të largohet në fund të sezonit aktual.

Kurzawa ka luajtur 16 ndeshje në Ligue 1 dhe pesë në Ligën e Kampionëve por pavarësisht se nuk ka bindur Unai Emery për shërbimet e 25-vjeçarit janë interesuar Barcelona dhe Tottenham dhe në verë duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro për shërbimet e tij.

E vetmja mundësi që Kurzawa të qëndrojë te PSG, është largimi i Emeryt në fund të këtij edicioni.