Kupa Kosovë – Shqipëri kushton 1.5 milion euro, fituesi i merr 150 mijë euro

Kriza financiare që ka përfshirë futbollin shqiptar ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e federatave të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar edhe një bazë të shëndoshë ekonomike për zhvillimin e Kupës mbarëkobmëtare “Nënë Tereza” mes të tre kategorive të dy shteteve.

Grupi i punës së ngritur nga FSHF dhe FFK, ka përllogaritur deri në detaj gjithçka do t’i duhet secili pjesëmarrësi në këtë aktivitet për të garantuar mbarëvajtjen.

734.000 euro janë përllogaritur nga organizatorët që t’i shpërndahen klubeve për të gjitha ndeshjet që do të luajnë, për të siguruar transport akomodim, dhe çdo gjë që duhet për të zhvilluar një ndeshje brenda standardeve.

Për secilën ndeshje të fazën eliminatore janë parashikuar 3500 euro për skuadër dhe 4000 për fazën finale. Më tej 32 ekipet që marrin pjesë në fazën finaliste do të përfitojnë nga 5000 euro premio vetëm për pjesëmarrjen.