Kupa Carabao, City deklason Arsenalin

Të përzgjedhurit e Pep Guardola kanë rrëmbyer kupën Carabao në Angli, pasi në finale ishin dukshëm më të mirë se sa Arsenal.

Manchester City shënoi fitore kundër “topçinjve” me rezultat 3:0, duke treguar një superdominim gjatë gjithë ndeshjes.

Sergio Aguero në minutën 18 solli në epërsi mysafirët për 1:0 me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën 58 City dyshoi epërsinë me golin e Vincent Kompany, ndërsa David Silva në minutën 65 shënoi edhe golin e tretë.

Në këtë ndeshje për Arsenalin titullarë ishin Xhaka dhe Shkodrani.