Kualifikohen Feronikeli dhe Drenica

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka vazhduar të tregoj paraqitje të mira edhe në ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Dritën me rezultat të lartë 6:4.

Në ndeshjen tjetër fitore ka shënuar edhe Drenica, që mposhti Istogun me rezultat 2:0, duke siguruar kështu edhe kjo skuadër gjysmëfinalen.

Nesër do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet tjera, ku takohen Gjilani-Trepca ’89 dhe Llapi-Besa.