Kthesë e Bilbaos, Valencia gjithnjë e më pranë Ligës së Kampionëve

Futbollistët e Atletik Bilbao mposhtën Malagën, ndërsa ekipi i Valencisë shënoi fitore kundër Real Sociedad me nga 2:1, në javën 25 të La Ligës së Spanjës në futboll.

Valencia erdhi në epërsi me golin e Santia Mine në minutën 34, por Ojrasabal barazoi në minutën 54. Megjithatë, në minutën 68 Mina serish solli në epërsi për herë të dytë Valencinë, duke shënuar këpshtu fitore të madhe.

Ekipi nga Mestala me fitoren e tretë radhazi u forcua në pozitën e katërt, e cila çon drejt Ligës së Kampionëve dhe ka tetë pikë më shumë se sa kërcënimi më i afërt, Vilareal.

Në ndeshjen tjetër, Malaga erdhi në epërsi me golin e En Nesiri në minutën 13, por Suasaeta dhe San Hose bën kthesë deri në fund të pjesës ë parë duke sjellë në epërsi ekipin e tyre prej 2:1.

Gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes En Nesiri humbi penalltinë dhe Bilbao arriti deri te fitorja e parë ë kampionat që nga data 7 janar, pas gjashtë javësh.

La Liga, java 25:

Valencia – Sociedad 2:1

Mina 34, 68 – Ojrasabakl 54

Bilbao – Malaga 2:1 (2:1)

Susaeta 17, San Hoze 44 – En Nesiri 13

Vilareal-Getafe 1:0 (1:0) Unal 3

20:45 Sevila – Atletico Madrid

Dje: Barcelona – Girona 6:1

Suares 5, 44, 76, Messi 30, 36, Coutinho 66 – Portu 3

Celta – Eibar 2:0 (0:0)

Aspas 56, Gomes 79

Real Madrid – Alaves 4:0 (1:0)

Ronaldo 44, 61, Bale 46, Benzema 89

Leganes – Las Palmas 0:0

Nesër: 21:00 Levante – Betis

Të premten: Deportivo- Espanyol 0:0

Tabela: 1. Barcelona 25 20 5 0 68:12 65

2. Atletiko Madrid 24 16 7 1 36:9 55

3. Real Madrid 25 15 6 4 62:27 51

4. Valencia 25 15 4 6 49:29 49

5. Vilareal 25 12 5 8 36:29 41…