Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti kampionët e parë U21

Në shkollën Fillore ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, në bashkëpunim me Kpp Ahmet Hoxha, FPPK organizoi kampionatin e parë individual të Kosovës për U21, ku morën pjesë lojtarët më të mirë të kësaj kategoria nga klubet kryesore, e klubi ferizajas pati numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Garat u zhvilluan fillimisht në grupet individuale të meshkujve dhe të femrave, për të vazhduar me garat e çifteve të meshkujve dhe të femrave, e pastaj garat individuale në ‘skelet’ për meshkuj dhe femra. Në përgjithësi klubet më të suksesshme dolën Lidhja e Prizrenit tek meshkujt dhe Drita tek femrat me nga dy vende të para.

Në konkurrencën e çifteve të femrave, në gjysmëfinalen e parë dyshja nga Gjilani Alma Mehmeti & Bleona Mehmeti ishin më të mira se dyshja nga Ferizaj Shega Hashani & Sara Shabani duke fituar me 3:1 (11:8, 11:6, 5:11, 11:3), në gjysmëfinalen e dytë, dyshja favorite nga Vushtrria Edona Shabani & Loresa Imeri u mposhten nga dyshja tjetër nga Ferizaji, Alma Hoxha &Jerina Rexhepi me 1:3 (12:10, 7:11, 4:11, 1:11). Finalja ishte shumë e baraspeshuar por në fund dyshja Alma Mehmeti & Bleona Mehmeti triumfuan me rezultat të ngushtë 3:2 (9:11, 11:5, 9:11, 11:4, 11:8) ndaj Alma Hoxha & Jerina Rexhep.

Në kategorinë e çifteve të meshkujve pat shumë ndeshje interesante, duke dhënë shpresë në ngritje të nivelit të shumica e klubeve e më këtë edhe të federatës në përgjithësi. Në gjysmëfinalen e parë u takuan dy çifte nga Lidhja e Prizrenit, Fatih Karabaxhaku & Kreshnik Mahmuti ndaj Eni Gashi & Blend Hajdari, që e fitoi çifti i parë me 3:0 (11:6, 12:10, 11:8). Në gjysmëfinalen tjetër dyshja nga Prishtina, Jon Shala & Blendon Luta pas një loje të baraspeshuar triumfuan ndaj dyshes nga Ferizaj, Sylejman ÇERKINI &Dren ÇERKINI me 3:1 (12:14, 11:6, 11:4, 11:3). Në finale të dyja dyshet u paraqitën mirë, mirëpo dyshja nga Prizreni dëshmoi së momentalisht janë më të mirët, rezultati final, 3:1 (11:1, 9:11, 11:3, 11:3)

Në konkurrencën e juniorëve në gjysmëfinalen e parë u takuan, Shega Hashani dhe Alma Mehmeti, kësaj radhe triumfoi Alma me 4:1(9:11, 11:3, 11:5, 11:4, 11:6). Ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Bleona Mehmeti dhe Edona Shabanit ishte shumë e barabartë, dhe fituesja u përcaktua pas shtatë seteve 4:3(5:11, 11:13, 11:6, 11:7, 9:11, 11:6, 11:9). Në finale e vajzave nga Gjilani, Alma ishte më mirë se Bleona duke fituar titullin e parë për U21 me rezultat 4:2 (4:11, 11:4, 9:11, 11:4, 11:8, 11:7).

Në konkurrencën e meshkujve patëm shumë ndeshje interesante, në gjysmëfinalen e parë Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Blend Hajdarit me 4:2 (11:9, 11:7, 8:11, 12:10, 9:11, 11:6) pas një ndeshje shumë interesante. Në gjysmëfinalen tjetër Kreshnik Mahmuti dhe Blendon Luta zhvilluan një lojë të baraspeshuar dhe shumë interesante, në fund triumfoi Kreshniku me 4:1 (9:11, 13:11, 11:3, 11:5, 11:6). Në finale u takuan dy lojtarët më të mirë të Kosovës që ofruan një ndeshje të fortë dhe plot dramë për publikun, kësaj radhe fitoi Kreshniku me 4:1 (11:4, 7:11, 11:6, 11:8, 11:9) e me këtë edhe titullin e Kampionit të parë për U21.

 

Aktivitetet e ardhshme

Të martën, Kosova pret Italinë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Kampionatit Evropian, ndërsa në fundjavë do të organizohet turneu TOP 8 dhe 12 për seniorët, që është edhe turneu i fundit për këtë vit.